Flash News

KRYESORE

Pas lidhjes 7-vjeçare, Fabregas: Sapo u martova me gruan e ëndrrave

Futbollisti spanjoll, Cesc Fabregas, ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij 7-vjeçare me partneren Daniella Semaan.

Fabregas, i cili aktualisht luan tek Chelsea, ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e më rëndësishme e jetës së tij.

Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House në Berkshire dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje.

“Sapo u martova me gruan e ëndrrave”, ka shkruar futbollisti bashkangjitur me fotot.

Kujtojmë se Fabregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa me gruan e parë ka edhe dy të tjerë.

Të fundit