Flash News

KRYESORE

Pas lindjes së djalit, aktorja e humorit plane për martesë

Pas lindjes së djalit, aktorja e humorit plane për martesë

Aktorja e humorit Delinda Zhupa  para disa muajsh solli në jetë të birin Desantinin. Për Delindën e Eldon, prioritetet ndryshuan, sepse Desantini është ai që meriton më shumë vëmendje.

Megjithatë, aktorja u kthye shumë shpejt në punë dhe po kaq shpejt e mori veten edhe fizikisht.

Lidhja me Eldon, bashkëjetesa dhe më vonë edhe lindja e djalit erdhën në një kohë relativisht të shpejtë, por çifti nuk i kanë lënë mënjanë planet për të bërë dasmë. Prej kohësh, Delinda dhe Eldo kanë menduar që të organizojnë një ceremoni për veten e tyre dhe për miqtë e ngushtë.

Këtë, aktorja e ka konfirmuar edhe pasditen e sotme, e ftuar në Pop Culture. Duke folur për ndjesitë si nënë, emrin e veçantë të të birit, marrëdhënien me bashkëshortin, por edhe profesionin e saj, Delindja tha ndër të tjera se shumë shpejt, ajo dhe Eldo kanë plane për veten.

E pyetur se kur do të ndodhë kjo, aktorja thotë: “E kemi në plan, do të ndodhë shumë shpejt”,– thotë ajo për dasmën, por pa zbuluar më shumë detaje për kohën kur do të bëhet ceremonia: “Po presim të rritet edhe pak Desantini”.

 

Të fundit