Flash News

KRYESORE

Pas lirimit të Sandër Lleshajt, Meta takim me Gramoz Ruçin

Pas lirimit të Sandër Lleshajt, Meta takim me Gramoz Ruçin

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta njoftoi lirimin nga grada ‘Gjeneral’ të Sandër Lleshajt, propozim i kryeministrit për postin e ministrit të Brendshëm.

Pas këtij vendimi, Presidenti zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e ‘Hotel Tirana’.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi, por ai mbahet ditën e sotme kur skadon dhe afati që Presidenti të shprehet nëse do të dekretojë apo jo Sandër Lleshin.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Ruçi zhvillojnë mes tyre që pas përplasjes President-kryeministër, sa i takon çështjes Lleshaj.

Të fundit