Flash News

KRYESORE

Pas listës Rama paralajmëron se do të ketë reduktim të ministrive

Pas listës Rama paralajmëron se do të ketë reduktim të

Në shtator do të betohet qeveria e re shqiptare dhe kryeministri i saj Edi Rama ka paralajmëruar këtë të enjte nga Durrësi, se kabineti do të pësojë ndryshime drastike.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Kryeministri është shprehur se qeveria e re do të jetë shumë më e vogël, duke nënkuptuar se numri i ministrive të kabinetit do të reduktohet.

Se sa ministri do të ketë, këtë kryeministri nuk e ka treguar, por është shprehur se qeveria e re do të jetë më efiçente, duke paralajmëruar gjithashtu edhe shkrirjen e disa agjencive që sipas tij “nuk begenisin” t’i kthejnë përgjigje qytetarëve, e jo më t’i japin shërbime.

“Qeveria e re do të jetë më e vogël dhe më eficente. Nuk do të ekzistojnë më ministrira e agjenci që as nuk begenisin të lexojmë e jo më ti cojnë e ti kthejnë letra njerëzve.”-tha Rama

Të fundit