Flash News

KRYESORE

Pas lojërave të fatit, Rama ndërmerr tjetër nismë: Masa administrative për lokalet

Pas lojërave të fatit, Rama ndërmerr tjetër nismë: Masa

Pas ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, radhën për penalitete nga qeveria e ka tregtimi i alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Twitter shkruan se tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit.

Rama paralajmëron masa administrative për lokalet që do t’i shkelin këto dy rregulla.

"Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave”, shkruan kryeministri.

Të fundit