Flash News

KRYESORE

Pas Luftëtarit edhe Laçi mbetet pa trajner, Mezani tregon arsyet e largimit

Pas Luftëtarit edhe Laçi mbetet pa trajner, Mezani tregon arsyet e

Pas ekipit të Luftëtarit , edhe Laçi ka mbetur pa trajner pasi Gentjan Mezani ka zgjedhur të largohet me konsensus për arsye personale nga drejtimi i ekipit.

Lajmin  e ka bërë të ditur vetë trajneri vlonjat nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku i ka falenderuar të gjithë, si presidentin Laska, lojtarët dhe të gjithë tifozerënë.

“Për arsye personale po largohem nga skuadra që më dha mundësinë dhe kënaqësinë e drejtimit në elitë. Të parin dua të falenderoj presidentin Pashk Laska që më dha mundësinë të trajnoj Laçin si dhe për korrektësinë e treguar në çdo aspekt, së dyti tifozerinë e mrekullueshme kurbinase që ka qëndruar gjithmonë pranë ekipit dhe më ka respektuar në mënyrë të veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se Mezani drejtoi me sukses kurbinasit, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës si vend i katërt dhe gjithashtu e çoi ekipin në finale të Kupës së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Aventurës time tek Laçi i erdhi fundi. Për arsye personale po largohem nga skuadra që më dha mundësinë dhe kënaqësinë e drejtimit në elitë. Të parin dua të falenderoj presidentin Pashk Laska që më dha mundësinë të trajnoj Laçin si dhe për korrektësinë e treguar në çdo aspekt, së dyti tifozerinë e mrekullueshme kurbinase që ka qëndruar gjithmonë pranë ekipit dhe më ka respektuar në mënyrë të veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Një falenderim i veçantë shkon për stafin teknik për përkushtimin e treguar në çdo seancë stërvitore. Në fund dua të falenderoj futbollistët, ata që bënë të mundur përjetimin e një eksperience të jashtëzakonshme jo vetëm nga pikëpamja teknikë por dhe ajo njerëzore. I uroj Laçit suksese në Europa League dhe në kampionatin e ardhshëm.

Faleminderit dhe do t'ju jem gjithmonë mirënjohës!

Para Laçi!

Të fundit