Flash News

KRYESORE

Pas lutjes së Ramës, Vuçiç ngre traun për kamionët nga Kosova

Pas lutjes së Ramës, Vuçiç ngre traun për

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Aleksandër Vuçiç ka hequr pengesën për kamionët nga Kosova, që kishin mbetur të bllokuar në Serbi. Rama e quan këtë një akt të “vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë”.

“Aleksandër Vuçiç, lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë! Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t`u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që ë bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj. Solidaritet, bashkëpunim”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama i drejtoi një lutje Presidentit të Serbisë që të ngrite traun nga doganat për kamionët nga Kosova, që kishin mbetur të bllokuar. Ndërkohë, këtë të mërkurë është future në fuqi dhe vendimi i qeverisë së Kosovës për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe.

https://twitter.com/ediramaal/status/1245414732930199553

Të fundit