Flash News

KRYESORE

Pas Manajt, një tjetër shqiptar transferohet tek Interi

Pas Manajt, një tjetër shqiptar transferohet tek Interi

Ishte lajm i paralajmëruar prej kohësh dhe sot u bë realitet. Shqiptari Andi Hoti është zyrtarisht futbollist i Interit!

Mbrojtësi premtues shqiptar i lindur në vitin 2003 është transferuar nga Zyrihu te zikaltrit. Ai aktualisht luan me moshat e Zvicrës. Transferimi i tij në Milano pritej që para dy javësh, thjesht mungonte transferimi nga FIFA.

Kostoja e këtij transferimi është 117 mijë euro dhe tashmë mund të presim një të ardhme të ndritur këtij djaloshi të talentuar, nëse punon mirë tek Interi.

Cilësitë e Hotit dihen mirë. Jo më kot përgjegjësi i sektorit të të rinjve, Roberto Samaden, e kërkonte prej kohësh shqiptarin. Gjërat janë në rrugën e duhur për një karrierë të madhe.

Të fundit