Flash News

KRYESORE

Pas manifestimit/ Ilir Meta thërret në zyrë Bashën, 60 minuta ‘tet a tet’

Pas manifestimit/ Ilir Meta thërret në zyrë Bashën, 60

Një ditë pas tubimit që që zhvilloi në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”, ku paralajmëroi nisjen e një aksioni edhe më të fortë politik, Presidenti i Republikës ka thirrur sonte në mbrëmje në zyrë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas asaj që raportohet mësohet se biseda ka zgjatur rreth 60 minuta. Politiko.al u interesua pranë institucionit të Presidentit në lidhje me përmbajtjen e bisedës dhe ka mësuar se takimi ka qenë ‘tet a tet’ mes Ilir Metës dhe Bashës dhe askush tjetër nuk ka informacion në lidhje me atë që është folur.

Gjithsesi mendohet se mes Presidentit dhe Liderit të opozitës të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen më pas në ditët në vijim.

Kujtojmë se në manifestimin e Presidenti në mbrëmjen e djeshme ishte i pranishëm "si qytetar i thjeshtë" edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Të fundit