Flash News

KRYESORE

Pas Manjës dhe Çyrbja sfidon Bashën: Përballu me mua me prova e fakte!

Pas Manjës dhe Çyrbja sfidon Bashën: Përballu me mua me

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme, pas dëshmisë në Prokurori për çështjen e 3.5 milionë eurove në Toyota Yaris, veç Taulant Ballës, akuzoi dhe dy deputetët e PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja si të përfshirë në trafikimin kriminal të parave.

Pas  Ulsi Manjës i cili kërcënoi Bashën me gjyq për shpifje, ka reaguardhe Jurgis Çyrbja. Deputeti socialist sfidon Bashën të përballet me prova e fakte në gjykatë.

“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”, shkruan Çyrbja në Facebook.

Të fundit