Flash News

KRYESORE

Pas martesës 3-vjeçare, këngëtari i njohur ndahet nga bashkëshortja

Këngëtari i njohur nga Kosova, Korab Shaqiri i ka dhënë fund martesës së tij me bashkëshorten Lulkaçela

Sipas “Magazina.al”, Korabi dhe bashkëshortja e tij nuk janë parë bashkë prej një kohë të gjatë, për më tepër ata as nuk flasin me njëri-tjetrin. Lulkaçela tani më shumë rri në Shkup se sa në Prishtinë, ndërsa Korabi është gjatë gjithë kohës i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës.

Këngëtari kosovar në fundjavë ka publikuar këngën e re “Dashuri e këputur”, e cila mendohet se ka ardhur si rezultat i ndarjes së tyre.

 Për momentin asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ndarjen.

Kujtojmë se Korabi dhe Lulkaçela u martuan në vitin 2015, ndërsa në shkurt të vitit 2017 çifti u bënë prindër të një djali, me emrin Alt.

Të fundit