Flash News

KRYESORE

Pas mbështetjes së Francës për Tsipras, 500 mln euro që Italia t’i dalë kundër Shqipërisë?

Pas mbështetjes së Francës për Tsipras, 500 mln euro që

Aleksis Tsipras po kërkon t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së kufirit detar me Shqipërinë, kjo për arsye se në zonën e diskutueshme parashikohet të zbulohen sasi të mëdha nafte.

Pasi siguroi mbështetjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, për këtë çështje, duke u dhënë kompanive të Francës të drejtën për të kryer kërkime për naftë, Tsipras po tërheq pas vetes edhe Italinë.

Në ishullin e Korfuzit është zhvilluar konferenca e parë ndërqeveritare Greqi-Itali, Aleksis Tsipras dhe Paulo Gentiloni, bashkë me 6 ministra të secilës qeveri, kanë kërkuar një marrëdhënie më të afërt mes dy vendeve.

Dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje për shitjen kompanisë greke të trenave te ajo italiane “Ferrovie Dello Stato Italiane”, e cila kërkon të investojë në Greqi mbi 500 mln euro në rrjetin hekurudhor.

Në tryezën e bisedimeve ka qenë edhe çështja detare Shqipëri-Greqi, ndërkohë raportohet se Tsipras ka kërkuar që Italia të bëhet pjesë e zgjidhjes së përcaktimit të shelfit detar mes dy vendeve.

Dy ditë më parë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte për një vizitë zyrtare në Itali ku u prit nga homologu i tij, por jo nga kryeministri Gentiloni. Në takimet e Metës me zyrtarët italianë nuk u raportua se është diskutuar për përfshirjen e Italisë në ngërçin Shqipëri-Greqi për detin.

Të fundit