Flash News

KRYESORE

Pas mbledhjes së LSI-së, Kryemadhi deklaratë urgjente: Kërkojmë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti!

Pas mbledhjes së LSI-së, Kryemadhi deklaratë urgjente:

“Fjala e Ramës përpara shqiptarëve ishte një fyerje që u bëhet banorëve të Kukësit.

Zotëria ta harrojë se mund të tallet me shqiptarët..  Ne distancohemi dhe dënojmë fjalorin e tij dhe sjelljen ndaj vëllezërve tanë. Në bazë të ligjit ne kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti.

Do jetë vendimarrje politike në funksion të sjelljes së kryeministrit ndaj qytetarëve të Kukësit”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë që të tregohet e kujdesshme për veprimet e ndërmarra.

“I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë të kujdesshem ndaj veprimeve të tyre. I bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës. Nuk do të tolerohet më nga ne.  Opozita e bashkuar është në kontakt në situatën që na është krijuar. Duhet patur parësore gjendjen e qytetarëve të arrestuar.

Protesta është e drejte qytetare dhe ne e përkrahim. Është e drejtë e qytetarëve shqiptar për të drejtëta e mohuara dhe askush nuk mund të cënojë këtë të drejtë”, tha  më tej kryetarja e LSI-së.

Të fundit