Flash News

KRYESORE

Pas mbledhjes së parë online, Kuvendi zbardh detaje nga diskutimi për situatën e pandemisë

Pas mbledhjes së parë online, Kuvendi zbardh detaje nga diskutimi

Konferenca e kryetarëve zhvilloi sot një takim online, me vendim të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në përfundim të mbledhjes, zyra e shtypit pranë Kuvendit, njofton për ecurinë e mëtejshme të seancave parlamentare si edhe vendimet e mara sot.

Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen online. Po kështu edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme. Kjo do të kërkojë prezencën fizike në Kryesinë e Kuvendit të kryetarëve të komisioneve”, theksoi kreu i Kuvendit.

Mësohet se në mbledhje u miratua grafiku i  të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit.

“ Konferenca u zhvillua në frymën e një mirëkuptimi të plotë në lidhje me priotitetet e veprimtarisë së Kuvendit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme: miratimi i akteve normative të Këshillit të Ministrave, miratimi i projektligjeve që lidhen me situatën e pandemisë COVID-19 dhe ratifikimi i marrëveshjeve me organizata dhe institucione ndërkombëtare, të cilat janë emergjente”, njofton zyra e shtypit pranë kuvendit.

Të fundit