Flash News

KRYESORE

Pas Merkel, Rama takon Ursula von der Leyen

Pas Merkel, Rama takon Ursula von der Leyen

Në prag të Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, Rama vijon takimet me zyrtarë të lartë të BE.

Pas takimit dje me kancelaren Angela Merkel në Berlin, Rama udhëton sot për në Bruksel.

Rama pritet të takohet sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nën cilësinë e kreut të OSBE-së.

“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkuan Rama në rrjetet sociale.

Të fundit