Flash News

KRYESORE

Pas Milanit, edhe Interi sensibilizohet me Shqipërinë

Pas Milanit, edhe Interi sensibilizohet me Shqipërinë

Pas Lazios, Romës, Napolit dhe Milanit, Interi është klubi i radhës italian i futbollit që ka reaguar me solidaritet për gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon aktualisht Shqipëria pas tërmetit të së martës.

Klubi nga Milanoja ka bërë një postim në faqen zyrtare Twitter duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për momentin tragjik, teksa ka përfshirë aty foton e grupit zyrtar të tifozëve interistë në Shqipëri, "Inter Club Albania".

"Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Për ata, të dashurit e tyre dhe gjithë popullin shqiptar shkojnë mendimet tona në këto ditë shumë të vështira", shkruhet në postimin e zikaltërve.

Të fundit