Flash News

KRYESORE

Pas mocionit të mosbesimit, Kurti i kërkon Thaçit zgjedhje të parakohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një letër drejtuar Presidentit, Kurti arsyeton se pas mocionit të mosbesimit që u bë ndaj tij, e vetmja rrugë mbetet shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Kujtojmë se para një jave deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Kjo është Qeveria me jetëshkurtër në historinë e Kosovës. Mocioni i mosbesimit është inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK.

Po ashtu ditën e sotme, 1 prill pritet të hyjë në fuqi heqja e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Të fundit