Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adrola Dushi: Kur ndihem e pavlerë, kujtoj e bija e kujt jam

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, para pak kohësh u shpreh publikisht se është ndarë nga bashklëshorti dhe se ata do të mbeten miq të mirë, të paktë për djalin e tyre Troin.

Ditën e djeshme Adrola i’u ka dedikuar prindërve të saj disa fjalë zemre me të cilat ka treguar se sa krenare është që është e bija e tyre.

Në një postim në “Facebook”, modelja ka ngarkuar një foto të fëmijërisë së saj ku duket e buzëqeshur dhe e lumtur pranë prindërve.

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Nuk dihet nëse Adrola ka pasur probleme apo është mërzitur me dikë, por nga ky postim duket se familja e saj i qëndron gjithmonë pranë.

Të fundit