Flash News

KRYESORE

Pas ndëshkimit me gjobë, ISHSH kërkon të mbyllë sinjalin e televizionit të njohur

Pas ndëshkimit me gjobë, ISHSH kërkon të mbyllë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të televizionit RTV Ora.

Lajmi bëhet publik nga televizioni Ora News. Sqarimi është bërë nga drejtori i informacionit të RTV Ora, Brahim Shima.

"Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë”,  thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

Ditën e djeshme janë gjobitur moderatorët Sonila Meço, Artur Zheji dhe Dritan Hila të Ora News dhe emisionet e tyre me 10 milion lekë të vjetra nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, kjo pasi kanë patur më shumë se dy persona të ftuar në studio.

Veprimet e fundit, nga ky televizion janë interpretuar si tentativë për të goditur fjalën e lirë.

Lexo edhe: Tre persona në studio, gjobitet me 10 milionë lekë Sonila Meço, gazetarja reagon e revoltuar

Të fundit