Flash News

KRYESORE

Pas ngjarjes së rëndë, Bashkia e Divjakës vendos rojen bregdetare për pushuesit

Pas ngjarjes së rëndë, Bashkia e Divjakës vendos rojen

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë ku u mbyt një 40-vjecar në plazhin e Divjakës, që është ndër të paktat plazhe publikë në vend,  tashmë do të ketë shërbimin e rojes bregdetare. Bashkia ka caktuar punonjësin e trajnuar për vrojtimin e plazhit në kullën e vetme që ekziston në plazhin e Divjakës. Në ndihmë të pushuesve në plazhet e vijës bregdetare të qarkut të Fierit, edhe policia po zbaton planin e masave të sigurisë.  Plazhi i Divjakës tashmë ka roje bregdetare. Bashkia ka caktuar personin e trajnuar që do të merret me vëzhgimin e plazhit dhe do u vijë në ndihmë pushuesve që rrezikojnë të mbyten në det. Në plazhin e Divjakës ekziston vetëm një kullë vrojtimi që tashmë është pajisur edhe me personel.

Policia ndërkaq, ka marrë edhe masa të tjera për sigurinë e pushuesve, ashtu si shpjegon edhe kryekomisar Blerim Berbati, shef i sektorit të rendit në Drejtorinë vendore të policisë Fier.

Gjate sezonit turistik, shërbimet e policisë në plazhe do të jenë të fokusuara në kalimin e shpejtë të mjeteve drejt destinacioneve turistike, ndihmen në komunitet dhe ruajtjen e rendit në plazhe dhe bregdet.

Po ashtu roje janë parë edhe në bregliqenin e Pogradecit, të vendosur nga Bashkia për të monitoruar gjithë bregun gjatë sezonit veror.

Të fundit