Flash News

KRYESORE

Pas Nishanit, Meta takon një tjetër ish-president

Pas Nishanit, Meta takon një tjetër ish-president

Mëngjesin e sotëm Presidenti Ilir Meta priti në një takim paraardhësin e tij Bujar Nishani. Në fokus të takimit ishte konsultimi i kreut të shtetit në lidhje me kërkesën e paraqitur nga ministria e Jashtme e cila kërkon plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.

Ndërkohë, pasdite, në presidencën ka mbërritur ish-Presidenti Bamir Topi i cili zhvilloi një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Ndërkohë ditën e nesërme, mësohet se Meta do të takohet edhe me ish-Presidentin Sali Berisha.

Këto takime janë kërkuar nga Presidenti aktual për tu konsultuar me paraardhësit para se të vendos për qëndrimin që do të mbajë në lidhje me kërkesën e ministrisë së Jashtme për plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.

Të fundit