Flash News

KRYESORE

Pas një 1 viti angazhim, Ermal Hasimja largohet nga ‘Sfida për Shqipërinë’

Pas një 1 viti angazhim, Ermal Hasimja largohet nga ‘Sfida për

Së bashku me Gjergj Bojaxhi ishte një prej zërave më aktiv të ‘Sfida për Shqipërinë’, por pedagogu Ermal Hasimja ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi në parti. Hasimja ishte themelues i ‘Sfidës’, më 4 nëntor të vitit të kaluar, dhe në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishte renditur i dyti në listën për Tiranën.

Mungesa e tij ra në sy në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë për strukturat e partisë, ku Hasimja nuk rezultonte të ishte as pjesë e Kryesisë Administrative. I kontaktuar nga Politiko.al, Hasimja deklaroi se “momentalisht po merrem me angazhime personale”.

Anëtarët e partisë kanë ndryshuar edhe drejtuesin administrativ, duke zgjedhur Blerina Turdiu Kokonën në vend të Hektor Ruçit.

Të fundit