Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pas një muaj prove, djali i ish-kryeministrit italian firmos me Udinesen
Francesco Renzi, djali i ish-kryeministrit italian Matteo Renzi ditën e sotme është bërë një futbollist i Udineses.
Pas një muaj prove te klubi bardhezi, ai ka kaluar të gjitha provat e nevojshme, dhe nga 15 shtatori i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve, që do të marrë pjesë në kampionatin “Primavera 1”.
Kohët e fundit u bënë gjithnjë e më të shpeshta takimet mes përgjegjësit teknik, Daniele Pradè, përgjegësit organizativ të grupmoshave të klubit friulan, Angelo Trevisan, si dhe trajnerit të Primaverës, David Sassarini. Përfshirja e Renzi Junior në ekip do të formalizohet pikërisht këtë mbrëmje.
Ai vjen pas një eksperience me grupin e nxënësve (Allievi) të Affricos së Firences, sikurse edhe si titullar në një turne rajonal.
Francesco ka spikatur me lëvizshmërinë e tij, roli i tij në fushë është qendërsulmues, por i pëlqen shumë edhe të lëvizë dhe të vihet në shërbim të shokëve të skuadrës. Mbi të gjitha, drejtuesit e Udineses kanë ngelur të mahnitur nga mënyra sesi është imponuar në grup.
Mbiemri “me peshë”, gjithsesi nuk ka qenë aspak barrë për të, përkundrazi ka ditur të sillet shumë mirë. Në miqësoren e parë të zhvilluar kundër Venezias pati një interesim të jashtëzakonshëm të publikut, kryesisht për shkak të pranisë së Francescos.