Flash News

KRYESORE

Pas opozitës së bashkuar, Meta takim 90 minuta me ambasadorët e BE

Pas opozitës së bashkuar, Meta takim 90 minuta me ambasadorët e

Pas partive të opozitës së bashkuar, presidenti Ilir Meta ka pritur në takim edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian.

Takimi që ka zgjatur rreth 90 minuta ka përfunduar pak më parë.

Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë situata e tensionuar politike pas shembjes së godinës së teatrit.

Kujtojmë se kriza politike është thelluar, pasi opozita ka pezulluar pjesëmarrjen në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Kjo reformë ishte vendosur përmes propozimeve që të përmbushej deri në 31 maj.

Ndërkohë, më herët në presidencë ka qenë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai gjerman, Peter Zingraf, por u takuan me këshilltarët e Metës.

Ky i fundit u takua në orën 09.00 për 60 minuta edhe me partitë e opozitës së bashkuar.

Të fundit