Flash News

KRYESORE

Pas Ozil, një tjetër futbollist njofton largimin nga kombëtarja e Gjermanisë

Pas Ozil, një tjetër futbollist njofton largimin nga kombëtarja e

Kombëtarja e Gjermanisë duket se ka nisur një revolucion pas performancës zhgënjyese në Botërorin e fundit. I pari që njoftoi largimin nga ekipi kombëtar ishte mesfushori Mesut Ozil, ndërkohë që sot një tjetër veteran ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Gjermanisë.

Sulmuesi Mario Gomez ka njoftuar largimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“E kam patur për nder të luaja me Gjermaninë në Kampionatin Europian dhe Botëror, kam realizuar një ëndërr. Është koha për t’u lënë hapësirën të rinjve të talentuar, që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrën”, shkruante sulmuesi.

Ai shkruan gjithashtu se “do të kthehesha vetëm nëse do të ndihesha gati dhe trajneri do të kishte vërtet nevojë për mua. Gjithsesi është koha për t’i përshëndetur, dashuria ime për Gjermaninë është e pamatë”.

Të fundit