Flash News

KRYESORE

Pas padisë, Alibeaj i përgjigjet Ballës: Nuk shpëton dot!

Pas padisë, Alibeaj i përgjigjet Ballës: Nuk shpëton dot!

Taulant Balla ka paditur në Prokurorinë e Tiranës Enkelejd Alibeajn dhe Edi Palokën për “shpifje” ndaj tij.

Pas këtij veprimi të Ballës, ka reaguar deputeti Alibeaj. Në një reagim në Facebook, deputeti demokrat shkruan se “inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballen nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes”.

Reagimi i Alibeajt:

Inflacioni me padi apo shoë ne prokurori nuk e shpeton dot Taulant Ballen nga pergjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes.

Persa kohe qeveria mbulon te verteten, Taulant Balla nuk ka pse te ndjehet i fyer, kur ne i kujtojme se ai ka marre pjese ne kercenimin me pistolete ne koke te nenkomisar Emiljano Nuhut.

Qytetaret e kane pare sesi ai po sillet si anetar i bandes se Fushe Krujes ne mbrojtje te Rrahman Rrajes dhe djalit te tij perdhunues.

Qytetaret nuk kane harruar se diten e pare te reagimit te tij, Taulant Balla quajti “idiotizem” perdhunimin e vajzes nga djali i kolegut te tij.

Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.

Të fundit