Flash News

KRYESORE

Pas paqes me Rulin dhe Mustafajn, Basha përgjigjet për Topallin dhe Patozin

Pas paqes me Rulin dhe Mustafajn, Basha përgjigjet për Topallin dhe

Takimi në selinë blu i Lulzim Bashës me Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn ka ngjallur interes të gazetarët, të cilët e pyetën kreun e PD-së për këtë zhvillim të ri.

“Ishte një kafe miqësore, s’kam asgjë që t’i shtoj apo t’i heq atyre që kanë thënë Besniku e Genci”, u shpreh ai.

Gazetarët e pyetën Bashën nëse kjo paqe me të pakënaqurit do të përfshijë edhe figura të tjera të rëndësishme te demokratët si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

“Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”, tha kryetari i PD-së.

Basha paralajmëron ‘Fusha shpk’: Nëse guxoni t’i vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj

Dëmtimet e godinës së teatrit, Lulzim Basha: Veliaj dërgon horrat e policisë bashkiake për të hapur gropat

Të fundit