Flash News

KRYESORE

“Pas parlamentit”, Meta bën deklaratë të fortë: Do nxjerr dekret për shpërndarjen e qeverisë

“Pas parlamentit”, Meta bën deklaratë të fortë:

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë deklarata të forta ndaj qeverisë, pas tensionimit të situatës politike me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Teksa ishte i ftuar në syri.tv dhe komentoi përplasjet në protestën e 17 majit, Meta paralajmëroi se do të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e qeverisë të cilën do ta çojë në zyrë me popullin.

“Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do e nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një çështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

Të fundit