Flash News

KRYESORE

Pas performancës së dobët në Botëror, Gjermania riformaton skuadrën

Pas performancës së dobët në Botëror, Gjermania

Përfaqësuesja gjermane e futbollit, pas dështimit në Botërorin e Rusisë, ka vendosur të riformatojë ekipin duke lënë jashtë emra të njohur.

I pari i lënë jashtë liste është Sami Khedira, mesfushori i Juventus që nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve ndaj Francës në 6 shtator, dhe ndaj Perusë 3 ditë më vonë.

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, shpjegoi zgjedhjet e tij në një konferencë shtypi, ndërsa pranoi dhe gabimet në “World Cup”.

“Khedira më tha se nuk do të heqë dorë nga kombëtarja por në pozicionin e tij dua të krijoj hapësira të reja. Ai ndjehet përgjegjës për mënyrën sesi shkoi botërori por paraqitjet e tij do vendosin të ardhmen. Rrezikova shumë nga pikëpamja taktike në Rusi dhe mora ekipin që mendova se ishte më i mirë. Leroi Sane’ do të jetë tani një lojtar i rëndësishëm i Gjermanisë”, tha Joachim Löw.

Mesfusha e gjermanëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s në Shtator do përbëhet nga Toni Kros, Gyndoan, Goretzka dhe Havertz, të gjithë më të rinj se Khedira që është lënë jashtë.

U konfirmuan ndërkohë të tjerë futbollistë si Tomas Myler dhe Boateng.

Të fundit