Flash News

KRYESORE

Pas performances "sensuale", Trump telefonoi Miley-n: Më pëlqeu shumë

Kanë kaluar thuajse 6 vite kur Miley Cyrus bëri një nga performancat më të përfolura të saj.  Në moshën 19-vjeçare, Miley dha një performancë jo shumë normale për profilin e saj që kishte ngritur më parë, por që ishte në një periudhë, kur këngëtarja amerikane kishte luhatje në imazhin e saj si pasojë edhe e ndarjes nga i dashuri i saj Liam Hemsowrth (që sot është bashkëshorti i saj).

Në eventin e VMA-s, Miley u kthye në një nga më të përfolurat e ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Por ajo ka trguar për "Vanity Fair" se Donald Trump e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se i ka pëlqyer shumë performanca e saj. Ajo po qëndronte në "Trump Tower" dhe të nesërmen Donald Trump e ka telefonuar për ta komplimentuar.

“Dhe tani ai është presidenti ynë. E dini, unë thashë se do të largohesha nëse ai do të bëhej president. Ne të gjithë thamë shumë gjëra që nuk i kishim seriozisht. A do të ndihesha krenare për veten nëse do të arratisesha dhe t’i lija të gjithë këtu të jetonin nën regjimin e një racisti dhe seksisti? Nuk mund t’i lësh gjithë të tjerët të mbrojnë veten,”-  ka treguar Miley.

Duhet të theksojmë se Miley ishte vetëm 19-vjeçe dhe është një gjë e pahijshme nga ana e Trump të bënte komente të tilla.

Të fundit