Flash News

KRYESORE

Pas përfundimit të protestës, Lulzim Basha me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak

Menjëherë pas mbarimit të protestës së opozitës dhe shpërndarjes së protestuesve, kreu i PD, Lulzim Basha është nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë.

Basha është nisur të vizitojë nga afër kryeredaktorin e RD, Blendi Kasmi, i cili mbeti i lënduar dhe i gjakosur nga uniformat e policisë teksa raportonte në krye të detyrës.

Ndërkohë, para se të nisej drejt spitalit, Basha dënoi me forcë ngjarjen, të cilin e ka cilësuar si akt burracakësh.

“Do të mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj protestuesve, asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Këto gjeste tregojnë akte burracakësh”, u shpreh Basha.

Të fundit