Flash News

KRYESORE

Pas përgjigjes “flakë për flakë” të ministres, deputeti publikon mesazhet e maturantit

Ministrja Lindita Nikolla iu përgjigj ditën e sotme akuzave të deputetit demokrat Luçiano Boçi për publikimin e tezës së maturës gjatë provimit.

“Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018”, u shpreh Nikolla në Facebook drejtuar deputetit Luçiano Boçi.

Mirëpo, pas deklaratës së Nikollës ka reaguar sërish deputeti demokrat Luçiano Boçi. AI ka publikuar mesazhet e një maturanti i cili i tregon se si teza u dërgua në ëhatsApp e një nxënësi.

Reagimi i Luçiano Boçit:

MINISTRJA DHE TRENI

Si gjithmonë ministres sonë të Arsimit “i ikën treni”... i dijes e arsyes.

Na paska dhënë përgjigje “flakë për flakë” me demek, pas një dite e gjysëm, për faktet e daljes së tezës dhe të mënyrës skandaloze të zhvillimit të maturës!!?

Harron Ministrja që vetëm thjesht fotografimi i testit bosh tregon qartë që ka dalë sapo është shpërndarë.

Aq më tepër sikur telefoni nuk lejohet nga askush zonja Ministre!?

As nga mësuesit e as nga nxënësit.

Apo u fotografua me teleskop testi?!!!

Mqs do orën kur ma kanë sjellë foton, shihe mirë se është e stampuar brenda orarit të provimit.

Fotot e tjera i kanë shpërndarë vetë nxënësit për të vënë në lojë fjalët që shkruan ti sot.

Mos u kreno me trafik testi zonja Ministre e ....Arsimit!

Për të ndriçuar pak po të postoj një reagim ndër shumë që kam marrë.

Të fundit