Flash News

KRYESORE

Pas përmbytjes, 100 makina të braktisura në autostradë

Pas përmbytjes, 100 makina të braktisura në autostradë

Përmbytjet në autostradën Tiranë- Durrës, mbikalimin e Kasharit si dhe rrugën dytësore të Durrësit kanë  detyruar drejtuesit e automjeteve të lënë makinat në rrugë duke u larguar drejt Tiranës.

Gjatë ditës së sotme, policia ka punuar për pastrimin e këtyre segmenteve dhe ajo që vihet re janë  një numër i madh makinash të braktisura në rrugë.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardi Valiu, në akset e bllokuara janë rreth 100 makina të braktisuar, sipas tij, karrotrecët shtetërorë po punojnë për largimin e këtyre automjeteve nga rruga.  Gjithashtu Valiu është shprehur se kanë bërë marrëveshje edhe me karrotrecët privatë për të ulur çmimin e transportit.

Ajo që bie në sy  është se një numër i vogël pronarësh  të këtyre automjeteve të cilët janë kthyer për t’i marrë.

Nga pamjet e transmetuara dallon gjenda e mjerueshme e makinave të cilat u përfshinë nga përmbytja.

Të fundit