Flash News

KRYESORE

Pas përmbytjeve, Durrësi mbetet edhe pa ujë

Pas përmbytjeve, Durrësi mbetet edhe pa ujë

Pas përmbytjeve të pak ditëve më parë duket se qytetarët e Durrësit tashmë do të përballen me një tjetër problem. Që prej pasdites së të shtunës, si pasojë e një defekti, në qytet ka munguar furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Durrës, edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në qytet do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Defekti mendohet se është shkaktuar nga ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave, në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor.

Të fundit