Flash News

KRYESORE

Pas përmbytjeve nga shirat, bora bllokon rrugët. ARRSH ndërhyn në Theth (FOTOT)

Shirat tashmë i kanë lënë vendin reshjeve të dendura të dëborës. Autoriteti Rrugor shqiptar ka ndërhyrë për hapjen e aksit rrugor që lidh Shkodrën me Thethin.

Për shkak të dëborës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ndërhyrja paraqet vështirësi, por është duke u punuar në të dy krahët e rrugës.

Deri më tani janë hapur 10 km të rrugës dhe mbeten për t’u hapur edhe rreth 10 km të tjera për të cilat do të ndërhyhet gjatë gjithë ditës së sotme.

ARRSH thotë për Top Channels se me këtë ritëm punimesh, pritet që ditën e premte rruga të jetë plotësisht e hapur.

Fotot nga Top Channel:

Të fundit