Flash News

KRYESORE

Pas përmbytjeve Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit, publikohet axhenda

Pas përmbytjeve Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit, publikohet axhenda

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, pas ditësh përmbytje, sot janë nisur drejt Brukselit. Rama pritet që sot të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini. 

Rama pritet të realizojë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë europianë, duke nisur me presidentin e BE, presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe përfaqësuesen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Në fokus të takimeve pritet të jetë perspektiva europiane e Shqipërisë. Në përfundim të tyre, Rama do të udhëtojë drejt Polonisë, për një tjetër vizitë zyrtare.

 Në Bruksel ndodhet edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili merr pjesë në punimet e ministerialit të NATO-s.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE. Ndonëse të dy liderët sot udhëtojnë drejt të njëjtit destinacion, nuk dihet ende nëse Basha e Rama do udhëtojnë në të njëjtin avion. 

 

 

Të fundit