Flash News

KRYESORE

Pas përplasjes me portierin, edhe Sadiku përfundon në spital

Pas përplasjes me portierin, edhe Sadiku përfundon në spital

Përplasja me Diego Lopez i ka kushtuar shumë shtrenjtë sulmuesit të Përfaqësueses Shqiptare Armando Sadiku.

Pas përplasjes kokë më kokë me Sadikun në ndeshjen mes Levantes dhe Espanjolit, portieri kundërshtar doli nga loja me barelë dhe u dërgua në spital pasi kishte humbur ndjenjat në fushë.

Sulmuesi kuqezi ndoqi të njëjtën rrugë, pasi përfundoi në spital pas ndeshjes.

Sipas informacioneve nga vetë klubi spanjoll, në përfundim të ndeshjes ai është dërguar menjëherë në spitalin e Valencias, për t’iu nënshtruar kontrolleve për shkak të një incidenti të cilin vetë klubi e përshkruan si “traumë të dhunshme” që ka pësuar në fytyrë dhe dyshohet se mund të ketë mikrofraktura.

Të fundit