Flash News

KRYESORE

Pas përplasjeve në distancë, Donald Lu i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Pas përplasjeve në distancë, Donald Lu i shkon në zyrë

Pas disa përplasjeve që kanë patur në distancë për çështjen e kryeprokurorit të përkohshëm, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, janë takuar sot në selinë blu.

Lu ka mbërritur në zyrën e Bashës pas qëndrimit të njëanshëm që Ambasada e SHBA-së mbajti për protestën e organizuar para Kuvendit, si kundërshtim ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm vetëm me votat e mazhorancës.

Ndonëse ditën e djeshme refuzoi t’i drejtohej drejtpërdrejt, Basha la të kuptohet se nuk ishte aspak dakord me qëndrimet e ambasadës amerikane.

Të fundit