Flash News

KRYESORE

Pas përplasjeve të vazhdueshme, Ambasada e Rusisë në Tiranë tregon çfarë i bashkon dy shtetet

Pas përplasjeve të vazhdueshme, Ambasada e Rusisë në

“Kultura bashkon!”,- kështu e nis reagimin e saj Ambasada e Rusisë në Tiranë për performancën e këngëtares shqiptare Elhaida Dani në Moskë. Ambasada i ka kushtuar vëmendje gjestit të kryeministrit rus, Dimitri Medvedev, i cili pasi ndoqi performancën e Elhaidës, i dërgoi asaj një buqetë me lule. Në faqen e ambasadës janë publikuar edhe disa foto nga udhëtimi i këngëtares shqiptare në Rusi.

Tirana dhe Moska janë përfshirë në muajt e fundit në një kurs përplasjesh, kryesisht për shkak të qëndrimeve anti-shqiptare që Rusia ka mbajtur për ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni, dhe pas vendimit të Shqipërisë për t’ju bashkuar sanksioneve anti-ruse për çështjen e Krimesë dhe atë Skripal

Reagimi i ambasadës:

Kultura bashkon!

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ndodhet në Rusi si aktore e shfaqjes “Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit dhe ku ka rolin kryesor, atë të Esmeraldës. Mbrëmë pas shfaqjes, Elhaida mori një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në një nga postimet e saj.

Të fundit