Flash News

KRYESORE

Pas plagosjes së Noizy-t, nis procesi gjyqësor për OTR dhe BABASTARS

Pas plagosjes së Noizy-t, nis procesi gjyqësor për OTR dhe

Në shtator të 2016-ës, në Prishtinë, ndodhi një përleshje midis anëtarëve të OTR dhe BABASTARS. Nga kjo përleshje, që ndodhi mes Noizyt dhe Cozman, u plagos reperi Noizy.

Tashmë çështja është duke u shqyrtuar dhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nga ku është mbajtur dhe seanca e parë.

“KALLXO.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria shpjegon veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje. Sipas aktakuzës personi i akuzuar është Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ndërsa pala paditëse është Ylber Abdullahu i njohur si Cozman.

“Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar ndërsa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, si rrjedhojë i dëmtuari ka pësuar edhe disa goditje të tjera. Më pas, Noizy ka kaluar nga ana tjetër e automjetit, nga vendi i pasagjerit dhe e ka goditur me grusht në anën e djathtë të fytyrës në pjesën e buzëve Abdullahun,”-thuhet në dokument.

Të fundit