Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pas politikës, Ngjela “jep mend” edhe për gratë: Nuk ka rëndësi me kë fle, e rëndësishme është me kë zgjohesh
Avokati dhe politikani Spartak Ngjela, i ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon duke mos diskutuar për politikën, këtë herë ka dhënë një mesazh për gratë teksa foli për librin e tij të fundit “Hakmarrja e një gruaje”.
“Zonjë, nuk ka rëndësi me kë fle, e rëndësishme është me kë zgjohesh”, u ka dhënë mesazh Ngjela grave. Ai bëri këtë paralelizëm me personazhin kryesor të librit “Hakmarrja e një gruaje".
Përmes këtij romani, avokati hedh dritë dhe denoncon një nga krimet më të rënda të diktaturës, përdhunimin e grave nga pushtetarët.
Bazuar në ngjarje të vërteta, Ngjela pranoi se pasi ta lexojnë, shumë gra do e gjejnë veten në libër dhe do i shkruajnë. Ai e mbajti shumë bisedën te gratë, duke vlerësuar intuitën dhe inteligjencën e tyre për ta kuptuar më mirë librin.