Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Futbollisti gjerman Sami Khedira, të cilit ju desh të paktën një muaj pushim për të marrë veten pas operacionit në zemër, tashmë është në formë për tu rikthyer në dispozicion të Juventusit.
Mesfushori iu nënshtrua një analize të detajuar në muajin shkurt për probleme me zemrën dhe për fat të mirë i kaloi me sukses të gjitha testet kardiologjike.
Më pas, stafi mjekësor bëri të ditur se lojtari mund të rinisë aktivitetin sportiv, madje në mënyrë intensive.
Mesfushori gjerman mund të konsiderohet “blerja e muajit mars”, pasi aritmia kardiake që kishte shfaqur tashmë është lënë pas dhe ai mund të luajë që në ndeshjen e ardhshme kundër Empolit.
Objektivi kryesor i stafit teknik të Juventusit është të ketë në dispozicion Sami Khedirën më 10 prill, kur të luhet përballja e Champions League kundër Ajaksit.