Flash News

KRYESORE

Pas problemeve shëndetësore, Sir Alex Ferguson rikthehet në "Old Trafford"

Pas problemeve shëndetësore, Sir Alex Ferguson rikthehet në

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson është kthyer në stadiumin "Old Trafford" pas gati 5 muajsh mungesë.

Ferguson është shprehur i lumtur dhe entuziast që është kthyer sërish në stadium.

"Është me të vërtetë mirë të kthehesh këtu. Ishte një rrugë e gjatë, por hap pas hap, pas asaj që më kanë treguar djemtë dhe mjekët e mi, jam këtu përsëri dhe jam vërtet i lumtur. Jam pak nervoz, po ju them të vërtetën, gjithashtu sepse ndeshja ime e fundit ishte me Arsenalin në prill", tha Sir Alex me entuziazëm.

Kujtojmë se Ferguson drejtoi Manchester United për 27 vite me radhë duke fituar gjithçka në drejtimin e tyre.

Alex vuante nga hemorragjia cerebrale, por operacioni i 5 majit dhe rehabilitimi i gjatë bënë që ai të bëhej më mirë.

Të fundit