Flash News

KRYESORE

Pas protestave të fermerëve për TVSH-në e qumështit, Çuçi gati me skemën e re: Do u kompensojmë humbjet

Pas protestave të fermerëve për TVSH-në e qumështit,

Pas protestave të vazhdueshme të fermerëve, lidhur me rritjen e TVSH-së për qumështin, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi është detyruar të risjellë një skemë të re për t’i qetësuar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çuçi tha se është gati skema e re që do të mundësojë  humbjet nga ndryshimi i paketës fiskale.

“Fermerët po kalojnë një lloj destabilizimi, por do t’i qetësoj që asgjë nuk do ndodhë për të ç’ekuilibruar këtë sektor sepse kemi vendosur që humbjen që krijohet nga ndryshimi i paketës fiskale do ua kompensojmë fermerëve që dorëzojnë qumështin në fabrikat e përpunimit.

Kemi një skemë gati dhe brenda pak ditësh do jetë në dispozicion të atyre që humbin nga ky ndryshim i paketës fiskale. Zgjidhja nuk është rruga e qumështit, por e dialogut”, u shpreh ministri Çuçi.

Ditët e fundit, fermerët bllokuan aksin rrugor Lushnje- Fier, duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste, ndërsa akuzojnë qeverinë se mossubvecionimi i TVSH-së po i çon drejt falimentimit.

Të fundit