Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas protestave të punonjësve rrëfehet për herë të parë biznesmeni i ndërmarrjes fason
Për herë të parë një biznesmen shkodran që ka një ndërmarrje fasonerie pranon të flasë dhe të tregojë gjithçka rreth kësaj sipërmarrjeje. Rreth 50 punonjës protestuan sot në Shkodër për shkak se firma ku ata punojnë i mban 10% të pagës sepse prodhimi, këpucet që shkojnë drejt Italise kanë dalë me defekt. Por a kane të drejtë këta punonjës? Cila është situata dhe klima e biznesit të fasonerisë. Ai nuk ka pranuar të identifikohet por ka pranuar që të tregojë se si shteti shqiptar asnjëherë nuk ka qenë në anën e tyre, vështirësitë në gjithë këto vite si dhe pamundësitë për t’i ngjarë modeleve perëndimore të fasonerisë.
Kur e keni hapur fasonin?
Kam mbi 10 vite qe punoj ne kete sektor. E kam nisur me nje numer te vogel punonjesish, si nje aventure qe s’e dija ku do dilja, duke investuar cdo gjë timen, me shpresen qe nje dite do te arrija te realizoja ate qe kisha ne vizionin tim. Nje industri te mirefillte.
A keni patur ndonje ndihme nga shteti nga celja e biznesit e në vazhdim?
Jo vetem asnje lloj ndihme, por ne te shumten e rasteve ka qene e veshtire te gjendet qoftë edhe një komunikim normal me shtetin, sepse përvec mungesës së strategjive dhe vizionit në drejtim të zhvillimit ekonomik, administrata e korruptuar është problemi kryesor. Shteti shqiptar e sheh biznesin vetem per ta shfrytëzuar dhe më pas hedhur. Sipas ekperiencës sime me disa nga vendet e prapambetura të Europës lindore, shteti shqiptar është më armiqësori me biznesin. Administrata nuk paraqet nje minimum etike, përkundrazi kur i bie të përballet me dikë nga bota e biznesit, bën cmos tua vështirësojë problemin në maksimum që të zhvasin pa mëshirë dhe po të guxosh t’u kundërvihesh, të hakmerren në atë mënyrë, që ti të pendohesh për tërë jetën pse reagove.
Po si i keni gjetur mundësitë për të bërë biznes? A ju është dukur e vështirë dhe a jeni penduar ndonjëherë për sfidën që keni ndërmarrë?
Në rradhë të parë duhet te ekzistojë vullneti dhe dëshira e mirë, por në një vend si Shqipëria, që s’ofron asgjë dhe mungojnë oportunitete serioze për të bërë biznesin, kjo dëshirë zhbëhet me kalimin e kohës. Mungesa e mjeteve financiare, mjegullnaja me pronat, me ligjet, mungesa e vullnetit të qeverive dhe administratave respektive për të ndërtuar terren pune të sigurtë për të biznesin, kontratat që bëhen e zhbëhen me urdhër peshku, klientelizmi në tendera, koncesione si dhe në trajtimin e detyrimeve fiskale etj, e kthejnë në pengesë reale hapjen dhe mbajtjen e nje biznesi. Unë kam bërë sakrifica të jashtëzakonshme për të siguruar mjetet e para financiare, të cilat kanë qenë një kredi me një interes të papërballueshëm, ku nëse cdo gjë nuk shkonte mirë, unë rrezikoja shtëpinë ku jetoj edhe sot. Për t’u penduar është e rëndë të thuhet e pranohet, por po të kthehesha mbrapsht si vështirë të zgjidhja të njëjtën gjë, të paktën këtë fasonin s’do e zgjidhja kurrë.
Pse? Sipas perceptimeve të njerëzve ju jeni një industri me shumë të ardhura.
Në rradhë të parë ne nuk jemi industri fare. Ne jemi thjeshtë disa argat që punësojmë argat të tjerë. Po t’i teket atij që të jep punën, mundet të të mbyllë për një orë me një telefonatë. Ja psh, një palë këpucë shitet nga firma italiane në tregjet e botës me cmim fabrike nga 20 – 40 euro në varësi të cilësisë, ne paguhemi nga 2 – 4 euro edhe pse bëjmë gjithë punën, që nga prestarija deri te shpërndarja nëpër dyqanet e klientëve nëpër botë. Me ato lekë duhet të paguash kreditë e fabrikës që ke ndërtuar, rrogat e qindra punonjësve, shpenzimet e tjera dhe të provosh të të ngelet dicka në fund.
Ju po thoni se të bësh këtë lloj biznesi qenka më shumë fatkeqësi se dicka që njeriu duhet ta shohë si oportunitet për të ecur përpara?
Fatkeqësi e vërtetë është të lindësh dhe të jetosh e punosh në Shqipëri, ku punëdhënësi më i madh është ky lloj biznesi pa asnjë lloj të ardhme. Unë kam 250 punonjës dhe sikur të kem punë gjithë kohës, faturimi im në muaj s’i kalon110mijë euro ose 150milion leke të vjetra ku unë vetëm paga dhe sigurime paguaj diku te 100milion të vjetra në muaj, po kredi, energji elektrike, qera telefon, pjesë këmbimi për makina, pagesa transporti etj me cfarë paguhen?! Vetëm energji elektrike e qera ne paguajmë 12milion në muaj, po të tjerat përfshirë dhe fitimin si mbyllen më 38milion lekë të vjetra? Dhe ky është muaji më i mirë. Në këtë pikë një luhatje e vogël në humorin e puntorëve mund të kthehet vrastare për këtë lloj biznesi pa asnjë të ardhme. Sikur 10% të punojnë puntorët më pak në muaj, i bie 11mijë euro më pak dhe firma mbetet pa asnjë fitim.
Po mirë ju se shikoni një ditë kalimin nga fasonistë në industrialistë?
Kjo është ëndrra e cdo fasonisti, por mesa duket pak shanse do ketë të kthehet në realitet. Pasi ne nuk jemi as konkurues dhe as më të besueshëm se italianët. Italianët gjithë punën e bëjnë në Shqipëri dhe për këtë arrijnë të sigurojnë të njëjtin kosto për të mos thënë më të mirë, pasi ata nuk detyrohen të paguajnë taksa kur e fusin mallin në Europë, pasi favorizohen nga marrveshjet e tregtisë së lirë. Plus mjetet e stilimit automatike, prestaritë, ploterat etj janë shumë të kushtueshme, që ne me fitimin që disponojmë, nuk e bëjmë dot, pasi kushtojnë mbi 300mijë euro dhe sot për sot ne përdorim të italianëve, të cilët i kanë blerë pa nxjerrur kokërr leku nga vetja, por me fondet e BE, që quhet fondo perduto, ndërsa mua jo vetëm s’më siguron shteti gjë, po ku të jetë të më mbysë. Ndaj them që në Shqipëri shumë pak shanse ka të kalohet nga fasoni në industri të mirëfilltë. Kjo pothuajse s’ka ndodhur as ne Rumani apo vende të tjera të ngjashme.
A mund t’ju bëjmë dy pyetje personale, të cilave nuk jeni të detyruar t’i përgjigjeni, por vetëm po e ndjetë. Sa prona të tundshme dhe të patundshme disononi duke qenëse ju jeni pronari i një fabrike 10vjecare me qindra punëtorë?
Ky është paradoksi i fasonit, sepse ti punon dhe shkatërrohesh me vite dhe në fund të ngelet aq pak sa s’mund të përfillet fare. Unë sot disponoj vetëm një shtëpi të rinovuar, një makinë modeste dhe një fabrikë, për të cilën më duhet t’i paguaj ende 1milion euro bankës, dhe me një mijë paqartësi ligjore përsa i përket pronës, të cilën e disponon Ministria e Ekonomisë, por ka pjesë edhe Ministria e Industrisë, por edhe Bashkia Shkodër, dhe askush nuk e di kur do të sqarohet kjo gjë, pasi unë kisha në fillim një kontratë më Ministrinë e Ekonomisë, por me cdo ndryshim qeverie u hallakat më shumë kjo punë dhe një ditë, po tu teket, unë fare mirë mund ta humbas edhe atë investim që kam bërë dhe nga i gjithë mundi im disa vjecar të më ngelin vetëm ato 1milion eurot në bankë për tu paguar, të cilat për fat të keq nuk mbarohen kurrë.
Në këtë pikë i bie që ju të jeni më i varfër se një njeri që nuk është marrë kurrë me biznes apo e shikoni akoma mundësinë ta përktheni biznesin tuaj fason në një mundësi serioze?
Në kontekstin fiinanciar ashtu i bie, që unë pas 10vitesh me fabrikë dhe qindra punëtorë, rezultoj minus 900mijë euro, duke i dhënë edhe shtëpinë bankës, por shpresa thonë që vdes e fundit, ndoshta Zoti i kthen sytë një ditë nga Shqipëria dhe ata njerëz që kanë vendosur të punojnë me ndershmëri në këtë vend dhe vendos të mos na lërë tërë jetën bujkrobër.
Po dicka të fundit për punonjësit që ankohen pafund për fasonet, ca mund të na thoni?
Që ata s’kanë faj pasi janë të detyruar të punojnë gjithë ditën ditën r një pagë minimale e cila nuk arrin as tu mbulojë nevojat bazë, por realitetin duhet ta njohin edhe ata, pasi në të shumtën e rasteve ndjehen të shfrytezur pikerisht sepse nuk njohin realitetin tonë, sepse pronarët e fasonëve e quajnë ulje të tregojnë të vërtetat e tyre, ngaqë ka një rivalitet të egër mes fasoneve me njëri tjetrin për punonjës dhe nga nevoja mundohen kush e kush të tregojë forcë dhe të hiqet si biznesmen i fortë, por në fakt fasoni është mizerie, është si ajo patatja që njerëzit ushqehen në kohë luftrash e krizash të mëdha, por që s’mund të vazhdosh për gjatë se të zë skorbuti dhe unë druaj se ekonomia shqiptare vuan deri diku nga skorbuti, pasi ka barkun e madh dhe këmbët shumë të dobëta.Shkodra News
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38