Flash News

KRYESORE

Pas protestës me incidente, reagon Rama: Kërkoj ndjesë!

Pas protestës me incidente, reagon Rama: Kërkoj ndjesë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së opozitës dhe incidenteve në parlament, ku u hodh dhe tymues. Rama u kërkon ndjesë qytetarëve shqiptarë por edhe partnerëve për këtë shfaqje, ku shprehet se deputetët sot ‘lanë nam’ në Kuvend.

“Ndjesë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar për shfaqjen e fundit për përpjekjen e dështuar për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita por faturën e kësaj shfaqjeje e merr gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurr çeljes së negociatave në BE. Nuk i meriton baltën e tymin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi. Bëra sa munda dhe nuk e di se çfarë duhet të bëj më shumë për çeljen e një dialogu me opozitën për kryeprokurorin e përgjithshëm”, u shpreh Rama duke shtuar më tej se zgjedhja e kryeprokurori vetëm me votat e mazhorancës është e legjitimueshme.

“Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh. Ne kërkuam një zgjedhje me mikëkuptim me opozitën, të cilën e ftuam në tyrezë deri në fund. Ishte me rëndësi që këtë detyrë ta përmbushnim bashkë me opozitën. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Presmi negociatat për integrim. çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur. Opozita zgjodhi rrugën e baltës ku nuk kurseu përfaqësuesit e BE-së duke akuzuar dhe ambasadorin e përfshirje në këtë çështje. Adriatik Lllalla është i pari në 27 vite që larghet nga detyra pa asnjë konflikt, pas mbarimit të mandatit”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Të fundit