Flash News

KRYESORE

Pas protestës së opozitës, Xhafaj shfaqet sot krah Ramës e skuadrës amerikano-gjermane

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur sot, dy ditë pas protestës së opozitës në Tiranë. Ministri u shfaq në ambientet e kryeministrisë, në një takim ku mori pjesë edhe Edi Rama dhe përfaqësuesit e një ekipi amerikano-gjermane, me të cilët u nënshkrua një marrëveshje kundër krimit ekonomik.

Bëhet fjalë për skuadrën Ernst- Yang’, e cila nënshkroi sot një marrëveshje me Ministrin e Brendshme dhe atë të Financave dhe Ekonomisë.

Në këtë takim Xhafaj theksoi se lufta kundër krimit ekonomik kërkon marrëveshje të kësaj natyre edhe në rang ndërkombëtar.

“Koordinimi mes agjencive ligjzbatuese për krimin ekonomik është shumë i rëndësishëm, por që të jetë eficent duhet të ketë koordinim edhe me aktorë ndërkombëtar. Janë çështje të ndërlikuara dhe të vështira. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vlerë e shtuar”, u shpreh Xhafaj.

Kujtojmë se protesta e së shtunës nga opozita e bashkuar kishte në thelb thirrjen qytetarë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, pas denoncimeve se vëllai i tij është i implikuar me trafikun e drogës dhe kishte mbështetjen politike të ministrit Xhafaj.

 

 

Të fundit