Flash News

KRYESORE

Pas publikimit të përgjimeve, Dako i “përkushtohet” Durrësit

Pas publikimit të përgjimeve, Dako i “përkushtohet”

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339 në gazetën gjermane “Bild”, ku tregohen lidhjet e tij me krimin. Në përpjekje për të përmirësuar sadopak imazhin, ai shfaqet më i angazhuar për qytetin dhe komunitetin së fundmi.

Mëngjesin e sotëm, bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kandidaten e PS-se për garën vendore për këtë bashki, në zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako, ata inspektuan qendrën e posaçme të hapur për sezonin veror në zonën e Currilave, e cila është një nga 4 qendrat verore 24 orëshe të hapura në Durrës.

Qendrat shëndetësore pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Vjet rreth 50 mijë pushues morën shërbim në këto qendra gjatë sezonit turistik.

Kryebashkiaku Dako po përpiqet të tregojë se ai mendon për qytetin, një qytet i cili në këto vite gjatë drejtimit të tij ka vuajtur shumë. Për më tepër që tani akuzohet se ka vjedhur zgjehdjet. në media ai e pranoi se ka pasur kontakte me Astrit Avdylin, kreun e klanit kriminal të drogës në Shijak, por u justifikua se ai takon shumë simpatizantë.

Të fundit