Flash News

KRYESORE

Pas Putinit, Vuçiç telefonon diktatorin e fundit të Europës për t’a njohur me ngjarjet e Mitrovicës

Pas Putinit, Vuçiç telefonon diktatorin e fundit të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi pas vizitës që zhvilloi në SHBA se Perëndimi nuk tërhiqet nga pozicioni që ka për çështjen e Kosovës. I gjendur në këtë situatë, Vuçiç po mundohet të reklamojë te serbët të vetmen mbështjetje që i ka mbetur, atë nga Rusia dhe satelitët e saj.

Pas telefonatës që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, për incidentet e ndodhura në veri të Mitrovicës dy ditë më parë, Vuçiç ka telefonuar edhe diktatorin e fundit që qëndron ende në pushtet në Europë. Bëhet fjalë për Aleksandër Lukashenko, president i Bjellorusisë.

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli në telefon me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko, për t'a informuar në detaje për incidentin e rrezikshëm në Mitrovicë dhe për të gjithë situatën në përgjithësi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Aleksandër Lukashenko është bërë president i Bjellorusië që në vitin 1994 dhe është presidenti i vetëm i këtij shteti që pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjektiv. Ai është pjesë e disa sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mungesës së lirisë së fjalës dhe mediave.

Bjellorusia, ashtu si shumë shtete të ish-Bashkimit Sovjetik, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të fundit