Pas Ramës, Berisha merr fjalën në Kuvend: Këto janë pazare mafioze

Pas fjalës së Edi Ramës që iu kundërvu Vangjel Dules, ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha, paraqitjen e ligjit të minoriteteve nga Ministra e Jashtme i konsideron, “Pazare të një klinike mafioze dhe që shkelin parimet e Kushtetutës së vendit”.

“Natyrisht një ligj që garanton të drejtat e minoriteteve s’mund të ketë qëllim tjetër veçse të vlerësohet e mirëpritet. E papranueshme që ky ligj të paraqitet nga Ministria e Jashtme sikur çështjet e minoritet janë afera të jashtme të këtij vendi. Këto janë çështje të lirive të të drejtave të njeriut. Që në momentin që ti e imposton problemin si një problem i jashtëm, ti krijon mollën e sherrit në një ministri që është  faktuar dizastër, dështim total këto vitet e fundit dhe i duhet një ligj për të thënë se unë kalova ligjin. Pazare të një klinike mafioze dhe që shkelin parimet e Kushtetutës së vendit”, u shpreh ndër të tjera Berisha, i cili mori menjëherë përgjigjen e Bushatit.